KreuCelebrity

Rusia shpall Shqipërinë vend jomiqësor!

Këtë të hënë Rusia ka miratuar listën e shteteve dhe territoreve të huaja që i konsideron si armiq, pasi kanë kryer veprime kundër saj. Në listë, bashkë me shumë shtete të tjera, përfshihet dhe Shqipëria.

 

“Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë”, ka shkruar TASS.

Lista e plotë përfshin Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar,

 

Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF