Përgjatë karrierës së saj, Renee Zellëeger ka kaluar nëpër një sërë transformimesh fizike. Për rolet e veta, aktorja është dobësuar e është shëndoshur sipas kërkesave të skenarit.
Dhe në seralin më të ri, The Thing About Pam, Renee gati nuk njihet më. Në premierën e serialit të prodhuar nga NBC, Zellweger tërhoqi sërish vëmendjen me fytyrën e “ngrirë”. Ekspertët ishin të mendimit se aktorja ka përdorur sërish botox për të shpëtuar nga rrudhat, dhe e kanë krktikuar për pamjen aspak natyrale.
Nga ana tjetër sakaq ajo ka ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve. Nga bjonde që ishim mësuar ta shohim përherë, u shfaq me flokë ngjyrë kafe. Ndërkohë, në trupa mbetet po aq elegante sa gjithmonë.