Ish- gjimnastja olimpike, politikane dhe modelja 38-vjeçare jeton në Zvicër me 4 fëmijët që supozohet të jenë fëmijët e presidentit Putin.
E ndërsa Ukraina është kthyer në një shesh të përgjakshëm beteje nga forcat ruse, lajmet e gossipit mbi jetën private të presidentit rus Putitn, kanë marrë dhenë. Dhe sidomos lajmi i marrëdhënies sekrete me ish-gjimnasten olimpike Alina Kabeava. Sportistja ka lindur më 1983, dhe ka filluar të merret me atletikë që në moshën 3 -vjeçare. 15 vjeçe fiton Kampionatin europian në Portugali. Në atë kohë ajo ishte atletja më e vogël në moshë e skuadrës kombëtare ruse. Fiton sërish titullin e kampiones së Evropës në 1999, përpara se të fitojë titullin botëror në Osaka. Ka 2 medalje olimpike, 14 botërore dhe 21 europiane.
Bashkë me kolegen Irina Chashchina, më 2001 rezulton pozitive për doping dhe kjo e bën që të pezullohet për 2 vite nga çdo konkurs dhe garë. Më 2004 lajmëron tërheqjen nga sporti, të cilin e bën vetëm më 2007. Nga 2007 deri më 2014 ka qenë anëtare e parlamentit rus Dumes, zgjedhur nga partia Rusia e Bashkuar. Gjatë kësaj kohe ka votuar një pjesë të mirë të ligjeve kontroverse si ligji Anti- Magnitsky, i cili ndalonte birësimin e femijëve jetimë rusë në Shtetet e Bashkuara, ligji rus për “propagandën gay” etj. Ka provuar të bëhet modele dhe pa sukses karrierën si këngëtare. Për të thuhet se ka katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza binjake, të cilët jetojnë në Zvicër.
Lajmi për lidhjen e presidentit rus me Alina Kabaeva-n ka kohë që qarkullon, por nuk është konfirmuar nga asnjë palë. Putin ka qenë i martuar nga viti 1983 deri në vitin 2014 me Lyudmila Aleksandrovnan ish- stjuartdesë e shoqërisë ajrore Aeroflot. Ajo bashkë me dy vajzat kanë jetuar gjithmonë larg reflektorëve.