Në Ditën Ndërkombëtare Të Gruas disa nga vajzat e showbizit shqiptar zgjodhën që të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale lajmin se janë në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhen nëna për herë të parë.
Bëhet fjalë për moderatoren e njohur Dojna Mema, për modelen Kristina Baku, për ish-protagonisten e Love Story Engjëll Lengo dhe për ish-deputeten Reme Lala .
Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Dojna me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. “Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate”, ka shkruar ajo përkrah një video ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa ka zbukuar se është në muajin e 4-t të shtatzënisë.
Kujtojmë që pak javë më parë, në ditën e saj të lindjes, Dojna mori propozimin për martesë nga partneri i saj Vlashent Sata.
Modelja e njohur Kristina Baku është në pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të përjetojë ndjenjën më të bukur, atë të të qenit nënë.
Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë modelja, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me anë të një postimi në rrjetin e saj social. Kristina Baku ka zgjedhur disa fotografi shumë të bukura, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur.
Engjëll Lengo është një nga ish-protagonistet e “Love Story 1”, e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut me rrugëtimin e saj në program e dashurisë. Edhe pse nuk mundi ta gjejë partnerin ideal në program, dashuria e vërtetë për Engjëll nuk vonoi shumë. Pak muaj më parë ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur Vani Gjuzi.
Ndërkohë së fundmi Engjëll ka ndarë një tjetër lajm të bukur, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj, do të bëhen prindër për herë të parë. Barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm në disa fotografi që ish-konkurrentja e “Love Story” ka zgjedhur të publikojë në rrjetin e saj social.
Ish-deputetja Reme Lala është një nga personazhet që gjithashtu ka zgjedhur 8 Marsin për të ndarë lajmin se është në pritje të ëmbël. Ajo ishte pjesë e Parlamenit të Shqipërisë për 4 vite nga viti 2017 në vitin 2021.
“8 Marsi këtë vit më gjen me tjetër ndjesi Gëzuar të gjithë grave, nënave. Gëzuar për forcën e madhe që ka secila prej jush për të luftuar çdo ditë sfidat e jetës, duke mos lënë kurrë pas dore fëmijën, familjen, punën, buzëqeshjen. Where there is a woman, there is magic. Fotot shkëputur nga një ditë e veçantë 04.12.2021, ka shkruar ajo në fotot e postuara.