Festivali “FemFest”, dedikuar gruas shqiptare, nisi rrugëtimin e tij këtë të shtunë më 5 mars dhe do të vijojë deri mbrëmjen e kësaj të mërkure më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në festivalin e ditës së djeshme ishte si e ftuar speciale, Vera Ora, nënën e Ritës, e cila si një psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor mbajti një fjalim para të pranishmëve në festivalin.
Kjo paraqitje e ka bërë krenare vajzën e saj, e cila ndau disa fotografi të së ëmës në profilin e saj në Instagram, teksa krah tyre shkroi, “Krenare për nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet “FemFest” një festival për të drejtat e grave. Shqipëria, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”.
Festivali “FemFest” ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë, në mënyrë që realiteti në të cilin po jetojmë të nisë të ndryshojë dhe gratë e vajzat të kenë mundësi të gëzojnë të drejta të barabarta në çdo sferë të jetës.