KreuCelebrity

Mes lotësh, Daniela largohet nga “Love Story”: S’jam e lumtur që po iki!

Gjatë programit “Love Story” Daniela nuk dha trëndafil për asnjë nga djemtë, dhe lulen e saj ia dha fronistes së re, duke i dhënë asaj mundësisë për të dalë edhe me Vilianin me të cilin ajo nisi një romancë, por që u ndërpre.

Daniela vendosi që të largohet nga programi, dhe pranoi se ky largim vjen pas prishjes së marrëdhënies me Vilianin, teksa shtoi se nuk është e lumtur që po ikën.

“Kam vendosur që pas asaj “heart break” që kisha me Vilianin do ishte më e mira që të largohesha unë se po dukesha si pengesë kundrejt atij. Dua të falënderoj produksionin për të gjithë atë punë të palodhshme që kanë bërë me mua. Për të gjithë atë mundim. Vera më fal që po ta përmend emrin, por je njeriu më fantastik që kam njohur në jetën time. Një nënë e dytë që e gjeta këtu në “Love Story” edhe pse nuk gjeta dashurinë.

Alketa faleminderit ti që ke qenë këtu. Dua ta mbyll, nuk jam e lumtur që po iki, nuk jam aspak e lumtur. Erdha me këmbën e djathtë për të gjetur një derë të hapur, nuk u gjend, uroj që të gjithë çunat të shohin një rrugëtim të ri, të gjejnë dikë që e duan dhe e pëlqejnë.

Gjithashtu edhe për gocat. Edhe ti Bleona, “Love Story 3”. Unë dua të largohem edhe pse po e le rrugëtimin tim përgjysmë. I falënderoj të gjithë që më kanë ndjekur dhe më kanë përkrahur. Unë do të jem sërish aktive dhe do të shihemi bashkë kudo”, tha Daniela.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF