Seriali “Peaky Blinders” është mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer në mbarë botën. Ai është i bazuar në një histori të vërtetë të bandës famëkeqe me të njëjtin emër në Birmingham, pas Luftës së Parë Botërore.
Produksioni britanik ka fituar gjithnjë e më shumë fansa falë marrëveshjes të bërë me Netflix.
Shihni 5 fakte rreth Peaky Blinders që nuk i dinit:
1-Steven Knight u bazua në një tregim që i kishte reaguar i ati për të krijuar serialin
“Një nga historitë që më bëri vërtet të dëshiroj të shkruaj Peaky Blinders është ajo që më tha babai im”, shpjegoi krijuesi i serialit Steven Knight . “Ai tha se kur ishte tetë ose nëntë vjeç, babai i tij i dha një mesazh në një copë letër dhe i tha ‘shko dhe jepi këtë xhaxhallarëve të tu”. Xhaxhallarët e tij ishin Sheldons, të cilët përfundimisht u bënë Shelbys. Ndërsa shumë personazhe dhe ngjarje bazohen në të vërtetat historike, klani “Shelby” dhe ndikimi që kishin në politikën e botës reale të asaj kohe, në fakt është i gjithi trillim i Steve.
2-Johnny dhe Michale janë vëllezër në jetën reale
John Shelby, vëllai i Tommy-t, dhe Michael Gray, djali i Polly-t, që në serial janë kushërinj, në jetën reale ata janë vëllezër, Joe dhe Finn Cole.
3-Tom Hardy në jetën reale është i martuar me Charlotte Riley
Tom Hardy, i cili luajti rolin e Alfie Solomons në jetën reale është i martuar me Charlotte Riley. Ajo luajti rolin e një vejushe të pasur që zotëronte garën dhe fermën me kuaj “May Carleton”. Gjatë serialit ajo pati edhe momente intime me aktorin kryesor, Cillian Murphy.
4-Emërtimi “Peaky Blinders” mund të mos e ketë origjinën nga një traditë e dhunshme
Disa besojnë se emri i bandës erdhi nga fakti se thuhet se ata qepnin brisqe në majat e kapelave të tyre, me qëllim që t’i verbonin përkohësisht ose përgjithmonë viktimat kur i godisnin me kokë. Jo të gjithë janë dakord me këtë teori; disa historianë besojnë se emri erdhi thjesht nga kapelet e sheshta të bandës me majat e forta.
5-Seriali nuk është xhiruar në Birmingham
Seriali nuk është xhiruar në Birmingham ku është bazuar historia, përveç disa ngjarjeve shumë të shkurtra. Shumica e ngjarjeve janë në realizuar në Liverpool dhe një pjesë e vogël në qytete të tjera.