Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e tyre është zëvendësuar me mbulimin e situatës reale të luftës në Ukrainë nga transmetuesit e pavarur nga shteti, Current Time dhe Dozhd.
Këto dy kanale janë bllokuar nga autoritetet në Rusi. Prapa këtij sulmi besohet të jetë grupi Anonymous, një lëvizje ndërkombëtare aktivistësh dhe hakuesish.
Anonymous është e njohur për sulme të ndryshme kibernetike kundër disa qeverive, institucioneve dhe agjencive qeveritare, korporatave dhe Kishës së Scientology.
Në mesin e kanaleve televizive që janë hakuar janë Wink dhe Ivi, platforma të ngjashme me Netflix, dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24.
“Jemi përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous. Prandaj jemi të shqetësuar se disa qeveri do të na shohin si kërcënim, apo do të krijojnë skenarë që të na bëjnë të shihemi si të rremë. Ne duam vetëm paqe, jo luftë”, shkruan grupi në Twitter.
The hacking collective #Anonymous hacked into the Russian streaming services Wink and Ivi (like Netflix) and live TV channels Russia 24, Channel One, Moscow 24 to broadcast war footage from Ukraine [today] pic.twitter.com/hzqcXT1xRU
— Anonymous (@YourAnonNews) March 6, 2022