Në urimin e saj të 8 marsit, Fjolla Morina nuk la pa thumbuar ish-bashkëshortin, Fisnik Syla. “Urime 8 Marsi gra, gjallërohunini, vishuni e ndrequni, një burrë tradhtar nuk iu duhet gjë”, shkroi këngëtarja në profilin e saj në Facebook.
Ish-partneri nuk e la pa përgjigje. Ai lavdëroi vlerat e një gruaje të ndershme dhe besnije, por me këtë i referohej….nënës së tij.
“Një nënë dhe një grua besnike dhe e ndershme është shtylla e shtëpisë dhe e ardhmja e ndritur e gjithë shoqërisë.
Gëzuar 8-marsin nëna ime, më e shtrenjta në botë.
Urime edhe të gjitha grave, paqe, shëndet dhe lumturi në jetë”, ka shkruar ai.



















