Independent Spirit Awards, ose siç quhen ndryshe çmimet e kinemasë së pavarur amerikane vlerësojnë filmat me buxhet të ulët, maksimumi 22. 5 milonë dollarë. Kësaj radhe filmi më i vlerësuar ishte ai i regjisores së re, aktores Maggie Gyllenhaal, “Vajza e humbur” bazuar në romanin e Elena Ferrantes.
Filmi fitoi tre çmime si filmi më i mirë, skenari më i mirë dhe regjia më e mirë.
“Vajza e humbur” ka kështu një mundësi më të madhe drejt rrugës së Oskarëve, e nominuar në tre kategori, ndër të tjera dhe ajo e aktores më të mirë, me Olivia Colman. “Filmi im flet me një gjuhë të njohur: me gjuhën e mendjes së grave”, ka thënë Gyllenhaaal, duke ia dedikuar çmimet “grave të kinemasë”. Filmi “Vajza e humbur” u prezantua në festivalin e Venecias në 2021 dhe ka një kast aktorësh shumë të njohur si Jessie Buckley, Ed Harris, Peter Sarsgaard etj. Në qendër të filmit është Leda, një mësuese e divorcuar, nënë e dy vajzave.
Ndërsa vajzat nisen për në Kanada për të takuar babanë e tyre, Leda vendos të niset për pushime një vend në jug. Pas disa ditësh takon një familje nga ku fillojnë dhe të papriturat.