Kantautori britanik Ed Sheeran është paraqitur përpara Gjykatës së Lartë të Londrës, ku ka nisur një proces kundër tij. Procesi i cili mund të zgjasë tre javë e sheh të akuzuar Ed Sheeran për plagjiaturë.
Denoncimi është bërë nga dy kolegë të tij këngëtarë, Sami Shoukry dhe Ross O’Donoghue, të cilët kanë konfirmuar që popstari ka kopjuar fraza dhe fjalë nga kënga e tyre. Bëhet fjalë për këngën “Shape of you” publikuar në vitin 2017 dhe që sot është ende një nga këngët më të dëgjuara në Spotify.
Sipas tyre Sheeran ka kopjuar në mënyrë të veçantë refrenin e këngës. Duhet thënë që denoncimi është bërë më 2018, ku në atë kohë Sheeran është shprehur se është i pafajshëm se nuk ka prekur apo cenuar të drejtat e autorit të këngëtarëve Shukri dhe O’Donoghue.
Por, dy kolegët e Sheeranit nuk janë dorëzuar, duke vazhduar çështjen, madje dukë kërkuar kësaj radhe dhe dëmshpërblim, duke kërkuar një pjesë të fitimeve të këngës.