Gruaja e presidentit të Ukrainës, Zelensky ka reaguar për herë të parë zyrtarisht pas luftës dhe bombardimeve që Rusia po i bën vendit të saj.
Ajo ka shkruar një letër të hapur, duke rrëfyer të gjitha vështirësitë që populli po përballet gjatë këtyre ditëve, madje e ka përshkruar këtë ngjarje si “diçka e cila është e pamundur të besohet”.
Letra “Unë Dëshmoj” i drejtohet të gjitha mediave botërore, “Më shumë se një javë më parë, ajo që po ndodh aktualisht ishte e paimagjinueshme. Vendi im ishte i qetë, metropolet, qytetet dhe fshatrat ishin plot gëzime të përditshme. Më 24 shkurt u zgjuam me njoftimin e fillimit të luftës. Tanke kaluan kufirin ukrainas, avionët hynë në hapësirën tonë ajrore. Qytetet u rrethuan nga raketahedhës. Unë dëshmoj se pavarësisht nga vërtetimi i propaganduesve të Kremlinit se pushtimi ishte një “operacion special”, është, në fakt vrasja e popullsive paqësore civile”.
Por ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte nënvlerësuar ukrainasit, të cilët qëndrojnë në “unitet të pashembullt”. Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe një fakt mjaft të trishtë sa i përket vdekjes së fëmijëve në luftë, ku u shpreh se “ka dhjetëra fëmijë që nuk e njohin paqen në vendin e tyre”.
“Unë dëshmoj dhe i them botës se lufta në Ukrainë nuk është një luftë thjesht “diku atje”. Kjo është një luftë mes Evropës, afër kufijve të BE-së. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili po kërcënon të nisë një luftë bërthamore, asnjëri prej nesh nuk do të jetë më i sigurt”, ka shkruar ajo ndër të tjera.



















