KreuCelebrity

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, Qemal Kërtusha!

Këngëtari i njohur nga Durrësi, Qemal Kërtusha është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.

Në vitin 1962 është pjesëmarrës i festivalit të parë të këngës në Radio, ku nderohet me çmime për të tria këngët; “Fëmija i parë”, “Vashëzo” dhe “Mos më qorto”. Më pas vijon me çmimet e fituara në 17 festivale rresht.

Duke parë vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij, në vitin 1968 i akordohet titulli “Artist i Merituar”, ndërkohë në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF