
Përmes një videoje në Instagram ku shihej në natyrë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur teksa në sfond dëgjoheshin të rrahurat e zemrës së një bebeje, Dojna Mema dha lajmin e pritjes së saj të ëmbël. Moderatorja do të bëhet nënë për herë të parë, e padyshim, nuk ka gëzim më të madh.
Po të afërmit, si reaguan? Po përmes një videoje, Dojna rrëfen sesi Vlashenti duket në shok total kur ka parë dy viza të plota te testit i shtatzënisë. Më pas, motra e Dojnës, Mikela, e ka mësuar lajmin përmes një video call kur sapo kishte dalë nga dushi. Ajo duket se është emocionuar shumë dhe ka shpërthyer në lotë.
Gjyshja nga ana tjetër gëzohet shumë e brohoret, ndërsa gjyshi ngre një dolli për beben që do ta bëjë stërgjysh!



















