Ish Miss Ukraina, Veronika Didusenko arriti ta largohej bashkë me të birin nga vendi i saj pas sulmit rus. Tani është në SHBA ku u takua me miqtë e saj, të cilët u ofruan ta ndihmojnë.
“Ne u zgjuam nga sirenat dhe shpërthimet në Kiev… një qytet me më shumë se 3 milion njerëz, i cili ishte në gjumë, dhe pa ndonjë shpallje zyrtare të luftës, pa asnjë shpresë që banorët e tij të merrnin strehim, u godit nga një bombë armësh. Në udhëtimin tim të gjatë deri në kufirin e Ukrainës, nuk kishte asnjë vend ku nuk tingëllonin sirenat, ku raketat dhe bombat nuk do të shpërthenin.
Tani për tani, miliona fëmijë ukrainas dhe nënat e tyre po shkojnë… për në stacionet e metrosë. Edhe më e trishtueshme është që gratë po lindin në kushte të tilla në këto stacione. Avionët rusë, tanket dhe raketat e shumta vazhdojnë të godasin dhjetëra qytete të Ukrainës.”, u shpreh ajo.
Vetëm disa ditë pasi ajo u kurorëzua Miss Ukraina 2018, asaj iu hoq titulli për shkak se ishte nënë beqare, gjë që është kundër rregullave të konkursit në këtë vend. Që atëherë krijoi organizatën jofitimprurëse “Right to Be a Mother”, për të ndryshuar rregullat për konkurset Miss World dhe Miss Universe.



















