KreuCelebrity

Politikania ukrainase shpërthen në lotë gjatë lidhjes direkte: “Ju lutemi…”!

Politikania ukrainase shpërthen në lotë gjatë lidhjes

Ish-deputetja ukrainase Hanna Hopko ishte në një lidhje live në stacionin televiziv amerikan MSNBC, për të folur mbi situatën e rënduar në vendin e saj pas sulmit rus. Teksa komunikonte me studion, politikania në një moment, kur po fliste përsituatën në Mariupol nuk e mban dot veten, por shpërthen në lotë.

Ajo rrëfeu sesi në këtë qytet, një vajzë vdiq nga dehidratimi, kaq problematike paraqitet situata atje.

“Nuk ka asnjë shpjegim. Më besoni, nuk ka shpjegim. Ky nuk është vetëm një fëmijë. Ju i keni parë fotot. Ne nuk mund të shohim se sa ukrainas po vdesin. Ju lutemi Biden, ju lutemi Kongresit, ndihmoni njerëzit tanë. “Ju lutemi ndihmoni fëmijët tanë. Shikoni, ne po fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë e rëndësishme për Gjeorgjinë, Moldavinë, për të gjithë botën e lirë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i bindim të gjithë se kjo ka të bëjë me njerëzimin”, tha ajo duke qarë.

“This is about humanity.” @HopkoHanna talks to @KatyTurNBC about the dire situation in Ukraine as pressure mounts for a no-fly zone. pic.twitter.com/5bZsvCfVHa

— Katy Tur Reports (@KatyOnMSNBC) March 8, 2022

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF