KreuCelebrity

Personi i parë në botë me transplant nga zemra e derrit, ndërron jetë pas dy muajsh!

Në mesin e janarit, mjekët transplantuan për herë të parë një zemër derri tek një pacient në një përpjekje të fundit për t’i shpëtuar jetën. Zyrtarët e një spitali në Merilend se pacienti ishte në gjendje të mirë, tre ditë pas operacionit eksperimental. Por dy muaj nga operacioni, 57 vjecari David Bennett, ka ndërruar jetë.

Bennett, i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, i njihte  rreziqet e transplantit, ndërkohë që doktorët e kishin pranuar se vetëm koha do ta tregonte nëse operacioni do të konsiderohej i suksesshëm apo jo.

Duhet të zgjidhja mes vdekjes dhe këtij transplanti. Unë dua të jetoj. E di që nuk është aq e sigurtë, por kjo është zgjedhja ime e fundit”, pati thënë ai një ditë para ndërhyrjes.

Ka një mungesë të madhe të organeve njerëzore të dhuruara për transplantim, duke i shtyrë shkencëtarët të përpiqen të kuptojnë se si mund t’i zëvendësojnë ato me organet e kafshëve. Vitin e kaluar, kishte pak më shumë se 3,800 transplantime zemre në Shtetet e Bashkuara, një numër rekord, bazuar në të dhënat e Rrjetit të Bashkuar për Ndarjen e Organeve (UNOS), i cili mbikëqyr sistemin e transplanteve në vend. “Nëse kjo funksionon, do të ketë një furnizim të pafund të këtyre organeve për pacientët që vuajnë”, tha Dr. Muhammad Mohiuddin, drejtor shkencor i programit të transplantit nga kafsha te njeriu i Universitetit të Merilendit. Por përpjekjet e mëparshme për transplantime të tilla kanë dështuar, kryesisht për shkak se organizmi i pacientëve refuzoi me shpejtësi organin e kafshës. Në vitin 1984, “Baby Fae”, një foshnjë që po vdiste, jetoi 21 ditë me një zemër babuni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF