Mediat rozë u mbushën një ditë më parë me lajmin se këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e kaloi e vetme ditëlindjen pasi është ndarë nga i dashuri I saj.
Ajo përgjithësisht është mjaft e tërhequr dhe preferon të mos komentojë hapur jetën private, por këtë radhë duket se nuk duroi dot.
Artistja e shumë hiteve shqiptare e ka mohuar lajmin duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë, e ndërkohë i ktheu një përgjigje shumë të fortë një ndjekëseje duke i treguar në të njëjtën kohë se lidhja e saj shkon për bukuri.



















