KreuCelebrity

Einxhel i përgjigjet Rudina Dembacajt: E kam treguar mjaftueshëm që truri im…!

Einxhel Shkira reagoi tani ndaj komenteve të Rudina Dembacajt, e cila nga ana e saj është përpjekur të sqarojë se nuk e ka cilësuar plagjiaturë projektin e moderatores për të ndihmuar vajzat në nevojë.

E ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Einxhel tha se ka mjaftueshëm ide vetë.

“Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në Big Brother, vetëm do e duartokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta. Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide.”

Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj tha se nuk e ka konsideruar projektin e Einxhelit si plagjiaturë, por nuk ka qenë dakord që është komentuar si një projekt i jashtëzakonshëm që nuk ka ndodhur më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF