KreuCelebrity

Protestë kundër rritjes së çmimeve, arrestohet konkurrenti i “Love Story”!

Qindra qytetarë protestuan këtë të mërkurë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit dhe çmimit të naftës.

Disa prej protestuesve u arrestuan nga Policia e Shtetit, mes të cilëve mësohet të jetë edhe konkurrenti i “Love Story”, Viliani.

Policia ka njoftuar se 23-vjeçari Vilian Pjetri është mes 16 personave që janë vënë në pranga.

Viliani, së bashku me të arrestuarit e tjerë akuzohen për disa vepra penale që nga “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF