Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, ka realizuar sfilatën e saj të parë në “Java e modës në Paris” me markën e saj “Aurela Hoxha Brand”.
Lajmin e ka dhënë vetë modelja me anë të postimeve që ajo ka bërë ne rrjetin e saj social Instagram.
“Më 7 Mars ishte debutimi im i parë i @aurelahoxhabrand në Javën e Modës në Paris. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, ka shkruar ajo përkrah fotografive dhe videove që ka shpërndarë nga sfilata.
Kujtojmë që modelja prej kohësh është zhvendosur dhe po jeton në Barcelonë së bashku me partnerin e saj, biznesmenin nga Miloti. Ata janë bërë edhe prindër për herë të parë, të një djali të cilin e kanë quajtur Alaron.



















