KreuCelebrity

Ori Nebijaj dikur pjesë e një programi dashurie, zbulon si ndaloi familjen ta shihte!

Moderatorja e njohur Ori Nebijaj është një nga vajzat më të dashura të ekranit, e cila prej disa vitesh së bashku me Isli Islamin i bën mëngjeset e teleshikuesve të “Wake Up” edhe më të bukura.

Së fundmi ajo moderon edhe “Ëndërrtjerrësit”, ku në episodin e fundit të tij u shfaqën momente kur Ori ishte shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.

Teksa u shfaqën pamjet kur Ori u takua me Armandon, ajo rrëfeu se asokohe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.

“Unë atëherë bëja një “Top Select” të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF