Sipërmarrësi Elon Musk dhe muzikantja Grimes kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë në dhjetor me anë të një nënë surrogate.
Ata u bekuan më një vajzë, të cilën e kanë quajtur Exa Dark Sideræl Musk, ndërkohë që janë prindër edhe të një djali, i cili ka lindur në maj të 2020-s.
Lajmin e ka bërë me dije partnerja e Elon Musk gjatë një intervistë për Vanity Fair Usa. Grimes tregoi për Vanity Fair se emri Exa i referohet termit exaFLOPS. Një emër me kuptim shumë të veçantë për ta, pasi është një kombinim i një funksioni programues për kompjuterin, me të panjohurën e fshehur në hapësirën e jashtme, pushtimi i së cilës është një nga aspiratat dhe obsesionet e mëdha të pronarit miliarder të Tesla.
Kjo vajzë është fëmija e dytë e Grimes, ndërkohë është i teti për miliarderin Elon Musk.



















