Duket se gjërat po bëhen serioze mes aktores Zoe Kravitz dhe Channing Tatum. Ajo vetë u ka thënë miqve të saj se po mendon për të ardhmen në lkrah të partnerit actual. Këtë e pohoi se një burim pranë saj për Page Six.
“Gjërat po shkojnë mirë me Channing dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur,” thotë burimi. “Ajo është në një pikë të mirë sa i përket karrierës, ndërsa ai e ka tashmë një eksperiencë si baba.”
Njerëzve të saj më të besuar Kravitz u ka thënë se po mendon për një fëmijë. Por nuk i pëlqejne pyetjet insistuese mbi këtë temë.
“Shumë njerëz bëjnë pyetjen: “Kur do të kesh një fëmijë?” dhe unë me të vërtetë ofendohem nga njerëzit që supozojnë se kjo është diçka që duhet ta bëj sepse shoqëria thotë kështu,” -tha Zoë në podkastin Armchair Expert. “Për momentin, sigurisht që nuk jam në një moment që ta bëj këtë, jo vetëm për shkak të punës, por nuk e di, më pëlqen koha ime e lirë.”
Të dy ata kanë lënë pas një martesë të dështuar: Zoe është ndarë nga ish bashkëshorti Karl Glusman, ndërsa Tatum nga aktorja Jenna Deëan, me të cilën ka dhë fëmijën.



















