Netflix njoftoi përmes llogarisë së tij në Tëitter rikthimin e “Peaky Blinders”. Premiera do të jetë në 10 qershor, ndërsa sezoni i gjashtë do të jetë edhe i fundit, edhe pse përflitet për një përshtatje të serialit në film i cili do publikohet në vitin 2023. Në Mbretërinë e Bashkuar,shfaqja do të jepet më 27 shkurt në BBC.
Mungon në këtë sezon të ri një personazh kyc i serialit, halla Polly, e cila interpretohej nga Helen McCrory. Aktorja u shuajt prillin e vitit të kaluar nga kanceri.”Unë mendoj se ky është kulmi i serialit dhe uroj që të jetë i realizuar më mirë dhe më i thellë se sezoni i pestë , pjesërisht për shkak të të pandemisë që po ndodh në botë dhe sigurisht, humbja me të vërtetë e trishtuar e Helen McCrory, u shpreh Cillian Murphy.
“Unë mendoj se ne jemi të vendosur për ta bërë këtë një seri të veçantë dhe ne kemi qenë më të angazhuar për të punuar shumë. Unë mendoj se fansat do të jenë të kënaqur.I gjithë serali është me të vërtetë për të nderuar atë,” tha ai.
Sipas Murphy, do të jetë ndryshe pa të, ju e dini. Thjesht nuk do të jetë e njëjta gjë. Kam folur dhe më parë për të, si ishte si aktore dhe si njeri. Është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e aktrimit dhe jo vetëm për shfaqjen tonë. Mendimet e mia shkojnë për bashkëshortin e Damian dhe fëmijët e saj,” shtoi ai.



















