Aktorja e njohur Olta Gixhari ka reaguar në mënyrën e saj lidhur me rritjen e çmimeve të karburantit.
Aktorja, e cila prej vitesh jeton në Spanjë, së bashku me bashkëshortin e saj ka ironizuar krizën me një foto të sajën me trëndafil në dorë.
Por duket se më pas ajo është penduar dhe e ka fshirë mbishkrimin, gjithsesi fansat kanë mundur ta fotografojnë postimin e bukuroshes shqiptare.
“Ka shkuar çmimi i fotos kacafiu, duhet karburant të shkosh në lokal, një gotë verë kushton më shumë se është rritur çmimi i energjisë, rubinetin e gazit po na e mbyll rusi, kështu që po rrimë jashtë më mirë se bohet bukur, pra një kalvar harxhimesh një për foto”, shkroi ajo.



















