Përmes disa dokumenteve ligjore të paraqitura së fundi, aktori I njphur hollivudian Alec Baldwin është përpjekur të heqë nga vetja cdo përgjegjësi për vrasjen e Halyna Hutchins. Ai madje ka fajësuar kineasten e ndjerë për incidentin që I kishtoi asaj jetën, duke thënë se i kishte dhënë udhëzime që cuan më pas në episodin vdekjeprurës.
Sipas dokumenteve në fjalë, Baldwin bëri një “përpjekje shteruese” për të mbledhur ekipin për të përfunduar filmin edhe pasi një mori padish që e fajësuan atë për vdekjen e Hutchins.
“Ky është një rast i rrallë kur sistemi u prish dhe dikush duhet të mbahej ligjërisht fajtor për pasojat tragjike”, ka thënë avokati I tij duke shtuar se
“Ai person nuk është Alec Baldwin”.
Ylli hollivudian u padit për tragjedinë e 21 tetorit 202, ku mbeti viktimë Hutchins, nënë e një fëmije. Në dosjen e fundit dalë nga hetimet, thuhej se aktori nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, sepse atij i ishte thënë se arma që po përdorte në skenë nuk përmbante plumba të vërtetë dhe përgjegjesinë për kontrollin e armëve ne sheshxhirim, nuk e kishte ai.



















