KreuCelebrity

Mbyllet Instagrami në Rusi, modelja në lotë: Kjo është gjithë jeta ime!

Mbyllet Instagrami në Rusi, modelja në lotë: Kjo është

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi mbi Rusinë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, kanë prekur edhe të gjithë grupin e Facebookut, i cili do të mbyllet me sa duket në këtë vend. Kjo vlen dhe për Instagramin. Dimensionet ekstreme që ka marrë bota virtuale I dëshmoi qartë edhe mesazhi I një modeleje ruse me 3 milionë ndjekës, e cila shpërtheu në lotë përpara ndjekësve, duke u treguar atyre sesa e lidhur ishte me Instagramin.

“Nëse mendoni se Instagram është vetëm një burim fitimesh, gaboheni rëndë. Instagram është e gjithë jeta ime, i gjithë shpirti im. Këtu unë zgjohem dhe më zë gjumi prej pesë vjetësh çdo ditë tashmë”, tha Tina Kandelaki.

“Instagrami po jeton orët e tij të fundit në Rusi. Ju ftoj të ndiqni profilet e mia në rrjetet e tjera. Le të qëndrojmë së bashku”, është shprehur më tëj ajo.

Kandelaki listonte rrjetet e tjera sociale ku mund ta ndjekin: VK (VKontakte, versioni rus i Facebook), Telegram e Yappy, një platformë e financuar nga Gazprom.

 

 

A post shared by Тина Канделаки (@tina_kandelaki)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF