KreuCelebrity

Zbulohet shuma marramendëse që do të marrë Maluma në Tiranë!

Pas shtyrjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, koncerti I Malumës më në fund do të behet realitet. Këngëtari me famë botërore do të jetë në Tiranë në 14 mars, dhe fansat e tij këtu do të kenë mundësinë ta shohin live.

Por sipas newsbomb.com, kjo ndalesë është goxha e shtrenjtë, sepse Maluma dhe stafi I tij do të  paguhen 300 mijë euro. Nga kjo shumë, vetëm këngëtari do të marrë 150 mijë euro.

Maluma duhet të vinte në Shqipëri që në mars 2020, por pandemia e Covid 19-të nuk kishte shumë që kishte shpërthyer atëherë dhe bota nisi dalëngadalë izolimin.

Koncertit të tij në 14 mars, do t`i bashkohen edhe Elgit Doda dhe Ronela Hajati duke kënduar për publikun shqiptar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF