KreuCelebrity

Maluma për herë të parë në Tiranë, ja si e priti ylli latin këtë eksperiencë!

Këngëtari i njohur Maluma mbajti këtë të hënë koncertin e tij në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun shqiptar.

Vetë Maluma ka postuar disa video gjatë performancës në rrjetin e tij social Instagram, ku gjatë koncertit të tij nuk harroi të thoshte disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë.

“Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe shpresoj mos të jetë e fundit. Faleminderit shumë për dashurinë që më keni dhënë, si mua si ekipit tim! Shumë faleminderit! Këtu në Tiranë, Shqipëri, ka femra shumë të bukura. Gëzuar për femrat më të bukura që janë këtu në Tiranë”, tha ai.

Ylli latin ka kënduar disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF