KreuCelebrity

Supa Me Avokado, Pasuri Ideale Për Organizmin!

Supa Me Avokado, Pasuri Ideale Për Organizmin!

Përbërësit

2 avokado të qëruara dhe pa bërthamë

2 filxhanë të mëdhenj të ngrohtë me lëng pule ose perimesh

1 lugë çaji me lëng limoni

1 lugë gjelle me kos pa yndyrë.

½ lugë çaji me erëzën e preferuar si majdanozi, kopra e të tjerë. Nëse keni erëza të freskëta përdorni më shumë

¼ lugë çaji me hudhër pluhur (ose e grirë në rende)

¼ lugë çaji me qepë pluhur (ose e grirë në rende)

¼ lugë çaji me piper

Kripë sipas dëshirës.

Udhëzimet

Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përzijini ato deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe të butë.

Këtë mund ta ngrohni ose ta konsumoni të ftohtë.

Pjatat e supën mund t’i zbukuroni me feta avokadoje, feta rrepash të kuqe, kos apo krem.

Mund ta përdorni si salcë për gatimet me mish pule, mish viçi, derri apo peshk. (Zakonisht, supa krem e avokados hidhet sipër filetos së mishit sipas llojit të tij)

Për këtë recetë rekomandohen avokado të përmasave të mëdha.

Nëse ju gjënden avokado të vogla mund të përafroni sasinë e përbërësve të tjerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF