KreuCelebrity

“Nuk dua të jetoj pa fëmijën tim”, pas foshnjes vdes dhe shtatzëna e plagosur në Ukrainë!

Ka ndërruar jetë gruaja e re shtatzënë, fotoja e së cilës teksa transportohej me barelë pas bombardimit të maternitetit të Mariupolit në Ukrainë, bëri xhiron e botës. Mjekët thanë se asaj i ishte legeni. Ata ishin përpjekur të shpëtonin foshnjen me ndërhyrje cezariane, por ishte shumë vonë.

Kur mësoi se fëmija i saj nuk jetonte, gruaja u dorëzua e i tha mjekëve se nuk donte të jetonte më. Për gjysëm ore mjekët u përpoqën ta shpëtonin me elektroshok, por pa sukses.

Makinat private kanë arritur se fundi të dalin nga qyteti i rrethuar i Mariupol, ka njoftuar Këshilli i qytetit. Rreth 160 makina është thënë se janë larguar përmes korridoreve humanitare, të cilat çojnë në qytezën e pushtuar nga forcat ruse, Berdjansk, thuhet ne nje postim ne Telegram.

Deri më tani kanë dështuar disa tentativa për të larguar civilët nga Mariupoli, i cili ka pasur rreth 400,000 banorë në periudhë paqeje. Banorët e këtij qyteti – të rrethuar nga forcat ruse – është thënë se kanë jetuar ditëve të fundit në temperatura të ulëta, pa energji dhe me pak furnizime ushqimore dhe uje te pijshem.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF