KreuCelebrity

Në javën e dytë të publikimit, “The Batman” fiton 66 milionë dollarë!

Filmi “The Batman” mbizotëroi sërish këtë fundjavë. Ai arriti të grumbullonte në 66 milionë dollarë në fundjavën e dytë të publikimit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fitimeve në 238.5 milionë dollarë.

Pas vetëm 10 ditësh në ekranin e madh, “The Batman” renditet si filmi me fitimet më të larta të vitit 2022, si dhe filmi i dytë me fitimet më të larta që nga fillimi i Covid-19 një sukses i arritur fillimisht nga “Spider-Man: No Way Home”, i cili u publikua dhjetorin e kaluar në një vlerë historike prej 260 milionë dollarësh.

Sjellja e “Batman” në ekranin e madh nuk është e lirë dhe arritja e përfitimit nuk do të jetë e lehtë.

 

Natyrisht, ndihmon fakti që “The Batman” me regji të Matt Reeve luhet nga personazhet më të famshëm të librave komikë në histori si Robert Pattinson, Riddler, Zoe Kravitz si Catwoman, Andy Serkis etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF