KreuCelebrity

Nuk bënte fëmijë nga tumori, Zhaku shtatzënë: Zbulon gjininë e bebit!

Pas një lidhjeje të gjatë, Inida Gjata, apo Zhaku sic e njeh ndryshe publiku shqiptar, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo tregoi së fundi dhe gjininë e bebit.

Inida dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz shumë shpejt do të jenë prindër të një djali. “Do bëhemi me çun”, ka shkruar ajo në krah të fotos, ku shihej me barkun e rrumbullakosur.

Dyshja lidhi kurorë në 2017-tën, por postimet e tyre në rrjetet sociale kanë qenë të rralla. Disa kohë më parë  Zhaku shpjegoi arsyet përse nuk bënte fëmijë dhe tha se ato janë shëndetësore.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua t’u shkoj nga mbrapa fëmijëve”, qe shprehur atehere, duke shtuar se kjo gjithsesi nuk ka ndikuar aspak në raportin e saj me bashkëshortin gjerman, Christian i cili ka një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF