Dea dhe Albioni janë çifti i parë që doli nga programi i dashurisë “Love Story” dhe po jetojnë historinë e tyre të dashurisë në Prishtinë.
Ata kanë 2 javë e gjysmë që jetojnë bashkë, dhe gjatë spektaklit të kësaj të hëne kanë treguar disa “copëza” nga jeta e tyre në kryeqytetin e Kosovës.
“Kjo është shtëpia jonë. U bë 2 javë e gjysmë që jetojmë këtu. Po përpiqem që të ambientohem. Është shumë ftohtë. Ditën e parë që kam ardhur rrija si e shushatur. Albioni është ende i infektuar nga virusi i xhelozisë. Shpresoj që të shërohet nga ky virus i keq që e ka kapur”, tha Dea.
Ajo tregoi se është surprizuar nga Albioni pasi i bën punët e shtëpisë, ndërkohë Albinoni tha: Po mundohem të ambientoj Dean dhe si me ushqim mundohem që ta ambientoj dhe të mos jetë e mërzitur. Po jap maksimumin për të”.
Të dy treguan se po dalin, shëtisin dhe po njihen me miq të rinj dhe familjarët e Albionit. Ata pranuan se mes njëri-tjetrit kanë pasur zënka dhe grindje të vogla, por mundohen që çdo gjë ta sheshojnë në funksion të lidhjes së tyre.