KreuCelebrity

Kanye West tha që s’e lejon të takojë fëmijët, reagon Kim Kardashian: Të lutem ndalo..

Kanye West nuk e ka përjetuar dhe aq mirë ndarjen nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian, për më tepër faktin që kjo e fundit tashmë ka krijuar një lidhje të re dashurie me Pete Davidson.

 

Kanye West ka hedhur akuza ndaj Kim Kardashian që ajo nuk e lejon që ai të takojë fëmijët e tij. Në një postim të publikuar në faqen e reperit së fundmi, ylli i “The Keeping up with the Kardashian” shkroi se duhet të ndalonte përhapjen e thashethemeve të pavërteta, pasi ajo gjithmonë e ka lejuar babanë e tyre t’i takojë ato.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes dhe more fëmijët për në shkollë”, komentoi themeluesja e “KKW Beauty” në postimin e fundit të reperit, ku përkrah një fotografie ku shihej çanta e shkollës e vajzës 8-vjeçare North, ai shkruante,

“Kjo ishte në çantën të vajzave të mia kur më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kush si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy Zoti është ende gjallë”.

 

 

 

 

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF