KreuCelebrity

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet Elsa Lila në Itali!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, është arrestuar nga policia e Romës si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Mediat italiane raportojnë se policia ka shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar shitjes së drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Hetuesit urdhëruan arrestimin e 13 të dyshuarve me paraburgim. Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i këngëtares së njohur Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila mbante llogaritë e dyqanit.

I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Emri i këtij të fundit doli edhe në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF