Kameramani Pierre Zakrzewski i Fox News është vrarë gjatë raportimit në Ukrainë.
Zakrzewski mësohet se po raportonte së bashku me korrespondentin Benjamin Hall kur automjeti i tyre u përfshi nga zjarri nga forcat ushtarake ruse. Gazetari mësohet se është shtruar në një spital në Ukrainë, ndërsa kameramani ka ndërruar jetë në vend.
Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që ka mbuluar pothuajse çdo ngjarje ndërkombëtare për Fox News nga Iraku, në Afganistan, në Siri.
“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm. Pierre ndodhej në Ukrainë që nga shkurti”, raporton Fox News.
Zakrzewski është viktima e dytë në mesin e reporterëve që vriten në Ukrainë, pas rastit të Brent Renaud të dielën.