KreuCelebrity

Dua Lipa shkruan historinë me këngën “Levitating”! E para artiste femër..

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme. Me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur suksesin e radhës.

“Levitating” është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

Këtë lajm të gëzuar ylli botëror e ka ndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram, aty ku ajo numëron mbi 80 milionë ndjekës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF