KreuCelebrity

Mpiksje e gjakut në tru, cfare i ndodhi Hailey Bieber që u shtrua urgjent në spital?

Hailey Bieber u shtrua me urgjencë në spital javën e kaluar, dhe fillimisht nuk u sqaruar e kësaj emergjencë. Më vonë, aj vetë e tregoi në rrjetet sociale se kishte pasur një mpiksje gjaku në tru, dhe fatmirësisht, falë ndërhyrjes së mjekëve, gjithcka përfundoi mirë.

Një mpiksje gjaku është një grumbull gjaku që kalon nga gjendja e lëngshme në gjendje disi më të ngurtë ose gjysmë të ngurtë. Edhe pse përgjithësisht nuk duhet të dëmtojë, ajo mund të bëhet mjaft e rrezikshme nëse shkëputet e qarkullon në venat, në zemër e mushkëritë. Kur është fjala për mpiksje në tru, ajo mund të zhvillohet në pjesë të tjera të trupit ose aty direkt e nëse truri nuk furnizohet me oksigjen për një kohë të caktuar, pasojat mund të jenë të rënda deri në vdekje.

Simptomat e mpiksjes së gjakut në tru janë paraliza, mpirje ose dobësi në krah, fytyrë dhe këmbë, veçanërisht në njërën anë të trupit, vështirësi për të folur ose për të kuptuar të tjerët, të folur përcart, probleme te menjehershme me shikimin, probleme me ecjen dhe ekuilibrin, marrje mendsh, dhimbje koke të forta, të vjella.

Ka disa faktorë që mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, si sëmundjet apo lëndimet në zonën ku ajo formohet, thyerja e kockave, çrregullime genetike, obeziteti, sëmundjet autoimune apo edhe medikamente të caktuara, përfshi kontraceptivët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF