KreuCelebrity

3 italiane vjedhin byzylykun me diamante në Vlorë, si e hutuan shitësen!

3 italiane vjedhin byzylykun me diamante në Vlorë, si e hutuan

3 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Të treja kanë hyrë së bashku në argjendari dhe teksa provojnë disa byzylykë në një moment, dy prej tyre tentojnë që të hutojnë shitësen, ndërsa e treta e fut në xhep një nga byzylykët me diamantë. Por grabitja u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.

Pikërisht pas vjedhjes, thote dosja.al, pronari i dyqanit e ka denoncuar në Komisariatin e Vlorës ngjarjen, duke u siguruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, nga të cilat është bërë i mundur identifikimi i tre vajzave nga Italia.

Të treja u prangosën në momentin që po largoheshin nga porti i Vlorës në drejtim të Italisë, por janë ndaluar në kohë brenda në terminal. Pas marrjes në pyeteje, vajzat pranuan autorësinë e vjedhjes.

Ndërkohë që Policia e Vlorës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, për të zbuluar kështu më shumë detaje nga grabitja e mbetur në tentativë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF