KreuCelebrity

FOTO/ “Bekimi ynë më i madh”, Afërdita Dreshaj emocionon me urimin për të birin!

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl prej një viti janë bërë prindër të një djali.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, modelja ka bërë një urim të ëmbël për të birin, teksa ka publikuar edhe disa fotografi shumë të bukur familjare nga festa që ata kanë organizuar për Sky Blue Kindl.

 

“Gëzuar ditëlindjen Sky Blue Kindl. Bekimi ynë më i madh, nuk e kishim idenë se mund të donim kaq shumë ndonjëherë”, ka shkruar Dreshaj përkrah fotografive.

 

 

Që kur modelja dhe partneri i saj u bënë prindër kanë ndarë shumë momente të ëmbla me Sky, duke treguar se po e shijojnë pafund kohën me të birin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF