Miliarderja Kylie Jenner ka folur së fundmi për vështirësitë që po kalon pas lindjes së djalit të saj, Wolf Webster.
Ajo ndau në Instagram një video, qëllimi i së cilës ishte të tregohej e sinqertë me fansat për atë që po përjeton.
“Unë vetëm dua të them se periudha postpartium për mua nuk ka qenë e lehtë. Më shumë se pas lindjes së vajzës, këtë herë kam pasur më shumë vështirësi mendore, fizike dhe shpirtërore. Nuk mund të rrija pa e shprehur këtë, sepse mendoj se ka shumë nëna të tjera që e përjetojnë dhe duhet ta kuptojnë që nuk janë vetëm. Mund të duket shumë e lehtë për njerëzit e tjerë dhe kjo gjë na ushtron presion. Por për mua nuk ka qenë aspak e lehtë”, tha ajo.
Më tej Kylie ka reflektuar mbi një mësim që ka marrë pas kësaj periudhe, “Është normale të mos ndihesh mirë. Sapo e kuptova se po i ushtroja njëfarë presioni vetes dhe vazhdoja të mendoja: ‘Kam bërë një njeri, një djalë të bukur, të shëndetshëm dhe duhet ta ndaloj gjithë këtë presion mendor”.