Ambasada amerikane në Ukrainë përmes një postimi Tëitter ka njoftuar të mërkurën se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv.Sipas ambasadës, ata po prisnin në radhë për bukë.
Me vone, edhe në një deklaratë të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, u pohua se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, kur “ushtarët rusë sulmuan njerëzit që po prisnin në radhë për të marrë bukë nga një dyqan ushqimor”.
Ndërkohë, zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, i tha transmetuesit britanik BBC se Rusia ka bombarduar një teatër.
Sipas tij, në këtë teatër po strehoheshin civilët.
Ai vlerësoi se 1,000 deri në 1,200 persona gjendeshin brenda këtij objekti. Ndërkaq, numri i viktimave është ende i panjohur.