KreuCelebrity

Arsyeja prëkese përse Atdheu preu flokët, lidhet me nënën e tij!

 

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina befasoi shumëkënd me vendmin e tij të papritur për të prerë flokët e gjatë, që ishin kthyer në një lloj “tipari dallues” të tij.

Por arsyeja përse e ka bërë një gjë të tillë, qenka mjaft prekëse. Ai shpjegoi përmes disa postimeve në “Instagram”, se e ëma ka vuajtur nga kanceri për një kohë të gjatë dhe kjo gjë ka bërë që ai të doje të solidarizohet. Ndaj vendosi të dhurojë flokët e tij për paruke, për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri.

“Më keni pyetur shumë arsyen përse vendosa të pres flokët;  e vetmja arsye është që kisha kohë që doja t`i shkurtoja, që kur mu sëmur nëna ime gjëja më  e shenjtë në jetën time, me sëmundjen e kancerit por nuk më la t`I pres atëherë. Dmth doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tani, një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i pres flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.

Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuruar në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt,”ka shkruar Atdheu.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF