KreuCelebrity

“Këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik në qeveri”, publikohet bisedat e Elsa Lilës me kreun e bandës kriminale!

Këngëtarja e njohur Elsa Lila u arrestua një ditë më parë në Romë nga policia italiane gjatë aksionit për shkatërrimin e një organizate kriminale.

 

Elsa Lila mbante të gjitha financat e kësaj organizate kriminale, të paktën sipas hetimeve të deritanishme nga autoritetet italiane.  Kjo organizatë kriminale drejtohej nga një shqiptar dhe nga një italian. Të dy janë shpallur në kërkim pasi nuk u bë i mundur arrestimi i tyre.

Për autoritetet italiane, Elsa Lila është njeriu i besuar i Arindi Boriçi, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejton organizatën. Ky i fundit është person i njohur për autoritetet italiane, pasi pak kohë më parë ishte shpallur sërish në kërkim pasi rezultonte i përfshirë edhe në një tjetër rast të trafikut të drogës.

Sipas Corriere ka qenë pikërisht Elsa Lila, që në verën e vitit 2019 i ofroi Rindit shtëpinë e saj për t’iu fshehur policisë kur ai ishte në kërkim. Elsa Lila është përgjuar në një bisedë me shefin e organizatës, me të cilin fliste për ryshfet dhe korruptimin e zyrtarëve.

Elsa Lila është përgjuar në një bisedë me shefin e organizatës, me të cilin fliste për ryshfet dhe korruptimin e zyrtarëve, “Askush nga shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin. Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik ose lidhje me shtetin, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF