KreuCelebrity

Rusia do të hapë aplikacionin “Rossgram”, i ngjashëm me Instagramin!

Sipërmarrësit rusë të teknologjisë do të lançojnë një aplikacion të ngjashëm me Instagram për ndarjen e fotografive.

Vendimi vjen pasi autoritetet e bllokuan Instagramin për përdoruesit rusë. Shërbimi i ri, i njohur si Rossgram, do të jetë i disponueshëm për përdoruesit më 28 mara dhe do të ofrojë edhe akses me pagesë për disa përmbajtje.

“Partneri im Kirill Filimonov dhe grupi ynë i zhvilluesve ishin gati për këtë kthesë të ngjarjeve dhe vendosën të mos humbisnin mundësinë për të krijuar një analog rus të një rrjeti social popullor e të dashur nga bashkatdhetarët tanë”, tha Alexander Zobov, drejtor i marrëdhënieve me publikun të Rossgram.

Rregullatori shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi hyrjen në Instagram nga e hëna pasi Meta Platforms tha javën e kaluar se do të lejonte përdoruesit e mediave sociale në Ukrainë të postonin mesazhe të tilla si “Vdekje pushtuesve rusë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF