Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ka qenë e ftuar së fundmi në “Ditë e Re””, ku nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve për jetën e saj private.
Ajo ka treguar se partneri i saj nuk ka lidhje me jetën publike dhe se nuk do ta bëjë pjesë të ngacmimeve apo shpifjeve që bëhen zakonisht për personazhet publikë. E pyetur rreth dasmës, ajo tha se e ka veshur aq shpesh fustanin nëpër pasarela saqë tani do që të realizojë diçka të thjeshtë dhe të vogël.
“Jemi bërë aq shumë herë nuse me vello në sfilata sa më është ezauruar si dëshirë. Nuk kam problem ta diskutoj këtë gjë, por më mirë më pëlqen të jem private. Jam munduar ta bëj publike po pastaj bëjnë kërkesa të çuditshme dhe gjëra që nuk më pëlqejnë. Ai nuk lidhet fare me televizionin dhe nëse toleroj ngacmime a lajme të caktuara ka të tjerë që nuk e tolerojnë dot. Më mirë rri privat dhe i qetë sesa të ngatërrohen të dyja”, tha ajo.
Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist, i quajtur Arbër. Ata nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë, megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar.



















