KreuCelebrity

“Ishte diçka e frikshme”, Justin Bieber flet për herë të parë për sëmundjen e partneres së tij!

Justin Bieber së fundmi ka folur për herë të parë lidhur me sëmundjen e partneres së tij, Hailey Bieber.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time, por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha këngëtari gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver .

Ai shtoi se e gjitha kjo ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy ata ja kanë dalë, “Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”.

Modelja, 25 vjeçe, u shtrua në spital të enjten, më 10 mars, pasi përjetoi “simptoma të ngjashme me goditjen në tru” që po ndikonin në lëvizjen e saj. “Isha ulur në mëngjes me burrin tim kur fillova të kisha simptoma të ngjashme me goditjen në tru dhe u shtrua në spital”, tha Hailey në Instagram. Ata zbuluan se kishte pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi i saj e kishte kaluar vetë dhe u shërua plotësisht brenda pak orësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF