KreuCelebrity

“Fatkeqësisht kam zbuluar..”, Fedez vuan nga një sëmundje e rëndë!

Reperi i njohur italian Fedez me anë të disa videove që ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram ka bërë me dije se po vuan nga një sëmundje e rëndë, por që fatmirësisht e ka kapur në kohë.

Reperi, me sytë e përlotur dhe zërin e dridhur, tha se vendosi që ta ndajë me të gjithë lajmin që të ndihet edhe vetë më mirë.

“Po e bëj këtë video me shpresën se do më bëjë mirë edhe mua. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, edhe pse në kohën e duhur, që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova, lexova historitë e shumë të tjerëve dhe më dhanë forcë.

Nëse historia ime do të arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do t’i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, tha Fedez mes të tjerave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF